top of page

Amatorizmi i profesionistëve kuqezinj

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Teoria për “mbylljen në vetvete” të federatës sonë të futbollit, edhe në rastet kur duhet analizuar turpërimi i kombëtares, sikurse ndodhi në Luksemburg, pavarësisht se vjen nga filozofitë totalitare, gjykohet si virtyti më i lartë i drejtuesve të këtij institucioni. Ndaj, heshtjen e varrit prek këndej, pas gjithçkaje ndodhi në eliminatoren e fundit, s′ke si ta shpjegosh ndryshe, veçse turpërim harlisës të vetë drejtuesve. Pavarësisht klisheve dhe stereotipave gazetareskë, ky institucion është goditur brinjë më brinjë me dajakun e kritikës, për çdo gjë që s’e ka bërë si duhet, çka zë pjesën më të madhe të veprimtarisë së vet, edhe në rastin e kombëtares, ndaj më kot shpreson se do ta ç’kyçëesh atë “bunker”. Është gjykuar më së shumti sipas kritereve të moçalishtes sonë futbollistike: “Ec, mo, varja, Shqipëri hesapi!”, por ne, mediat, si zëdhënësit më të mirë të opinionit publik, duhet ta kemi sqimën e lartë, por edhe “arrogancën e shenjtë”, të pohojmë se përtej trajnerit Kuzhe, ka edhe mjaft mëkatarë të tjerë. Përfytyrojeni kombëtaren në këto momente si zonat e pyllit, kate-kate: zona e moçalishteve, e shkurreve, e aheve, e bredhave, zona alpine. Krerët e federatës bëjnë pjesë tek mëkatarët më të mëdhenj, tek zonat alpine, por për t′u ngjitur aty të duhet të bësh eksplorime të pafundme vramendjesh, krahasimesh. Çka nuk e arriti dot as shteti, as vetë i plotfuqishmi i këtij vendi, kryeministri Berisha. Mbase këtu është rasti të evidentojmë njëlloj familjariteti të çuditshëm, gati të flligësht, njëlloj sikur dy palë ndajnë edhe “krevatin” me njëra-tjetrën.

 

Vetë trajneri Kuzhe duhet gjykuar për shkak të statuskuosë në ekipin tonë përfaqësues, të besimit të verbër tek veteranët kuqezinj dhe mplakja në stol e të rinjve, me të cilët pretendon të rinovojë kombëtaren në vazhdimësi (!) E ngul këtë heshtë pikëçuditjeje në fund të fjalisë, për të dëftuar se në planin strategjik, të perspektivës, kroati është po aq mëkatar, sa edhe punëdhënësit e tij. Nën hyqmin e tyre janë të gjitha rrethanat, të gjitha pasojat, ndaj ngutja para dhe pas Luksemburgut, qoftë e presidentit të FSHF, ashtu edhe e trajnerit Kuzhe, të duket sikur flasin për misrin hamullor, jo për kombëtaren. Është një fatkeqësi që s′e kanë në dorë as vetë, 100 përqind, përderisa në fushën e lojës luajnë lojtarët, por kjo s′do të thotë që t′u falen gafat, siç kanë bërë edhe në të shkuarën, në këtë drejtim, sikurse po rezulton edhe kësaj here. Kurrkush s′ka nge të merret me të rinjtë e së ardhmes, të hartojë statistika, të përpilojë lista, të evidentojë më të talentuarit. Jo. Të gjithë kanë ngut: drejt lavdisë efemere. Me një përtaci heroike e kanë fare kollaj t′i drejtohen arketipit të gatshëm: lojtarit të gatshëm, edhe nëse është 35 vjeç, edhe nëse nuk ka fare ekip, në mënyrë mërzitshmërisht monotone dhe pa bereqet. Pikërisht këta të fundit, disa lojtarë kuqezinj, që s’shkulen për qameti nga ekipi përfaqësues, përbëjnë edhe atë katin e tretë, pjesë e mëkatarëve për situatën ku gjendet sot kombëtarja jonë. Eshtë e kotë të përsërisim veteveten, apo të përqasim situatat në kombëtaret e huaja, por një lojtar që nuk aktivizohet fare me klubin e vet, apo me keq, është pa ekip fare, s’mund t’i shërbejë në perspektivë as kombëtares së vet. Përkundrazi, qëndrimi thundrafortë aty, vetëm sa prish ekuilibrat, krijon kontradikta brenda grupit, apo edhe me trajnerin, sikurse po hetohet situata më e fundit kuqezi. Në katin e fundit të mëkatarëve zëmë vend ne, gazetarët, mediat elektronike dhe të shkruara. Faktet dhe ngjarjet reale të një kombëtareje jetojnë të mëvetësishme, por një gazetë, apo një ekran duhet t’i paraqesë ato ashtu siç janë, jo gjithë xixa e miza, duke u bërë pjesë e vetëmashtrimit disavjeçar, se kemi kombëtare të denjë, se mund të shkojmë vërtet në finalet e një Europiani apo Botërori apo e kemi kombëtare të denjë vetëm për të shkuar dhe lujatur siku janë të trukar, apo kanë vendosur të habisn botën me sukseset e futbollit shqiptar me vendin e 50 të renditjes, me 9 ndeshje pa humbje(miqësore natyrisht)  me një futboll të patrukuar, kur të kujton se jemi fanar ndriçues ashtu si thoshte Enver Hoxha për socializmin ngadhnjimtar…

 

Natyrisht amatorizmi i kuqezinjëve tanë na bën të turpërohemi, përballë profesionizmit ,atdhetarizmit të futbollit luksemberguas!

 

 

 

 

 

 

 

Robert Kuqo- Dje mur i pamposhtur, sot mur i heshtur.....

 

 

Duke udhëtuar prej një viti me legjendën, njeriun  mirë, profesorin,shkencëtarin sportiv, trajnerin fitimtar, pedagogun perfekt, dhe mikun e mirë Qemal Shalsi flasim natyrisht vetëm për sportin.Biseda jonë fillon e mbaron me ishsportistin e tij dhe ish mësuesin tim tek Shkolla e Mesme e Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi, Agim FAGU, por pastaj ajo rrjedh natyrshëm me Kasmin, Radojën, Papavangjelin, Shakën, Trebickën, Vorfën dhe “Partizanin” e madh të Fagut, Mushit, Zaçes, Dherit, Kuqos, Palit, Përmetit ...

 

Basketbolli një sport që në atë kohë tronditi Europën jo në pak raste dhe kjo falë këtij Partizani apo atyre yjeve. Të shkruash për atë basketboll ngelesh brenda dhe fjalët rrjedhin pafund, por nuk e di përse por që kur i  urti dhe pamposhturi  Kushtrim Zaçe u largua nga kjo jetë, më ngacmon një shprehje e tij lapidar kur e takova për herë të fundit tek stadiumi kombëtar dhe pas shkëmbimit të pak meritave apo ndjesive për njeri tjetrin ai më thotë:

 

-Xho(ka qenë njeriu i parë që më ka venë këtë nofkë ) basketbolli ynë ka bërë epokë, por thoni ndonjë fjalë edhe për Robert Kuqon! Të gjithë jemi shpërblyer me medalje ai jo!  E di si është puna, më mirë na thoni sot një kompliment, se nesër pas vdekjes një monument!

 

Në fakt Berti edhe për mua ka qenë i veçantë, shumë madje jo nga fakti se erdhi nga Pogradeci pa traditë dhe pasi e nxori atë në kampion me të rinjtë duke mundur nëj Tiranë të madhe, as se guxoi duke punuar pafundësisht dhe hyri në pesëshen Fagu, Zaçe, Mushi, Prifti, Dheri, Përmeti, Pali, =a=i,por më shumë për durimin pa kufi që si kampion i madh me shumë trofe vetëm ai si pjesë e atij grupi nuk ka marrë titullin Mjeshtër i Merituar Sporti, apo të konvertuar sot Mjeshtër i Punës, apo i Madh i punës.

 

Berti ka hyrë në historinë e basketbollit shqiptar si asaj pune titanike dhe mbinjerëzore po ashtu edhe kontributit të Stasi Vakos(trajnerit të parë pogradecar) dhe  emrave të medhënj të trajningut shqiptar si: Njiazi Lleshit, Astrit Greves, Qemal Shalsit  dhe Bujar Shehut kur grumbullohej në ekipin kombëtar, ishin  këta që bënë dhe lejuan të luaj për 15 vjet Robert Kuqo me efikasitet, me rezultate, suksese si dhe 13herë kampion kombëtar me “Partizanin” e madh të Agim Fagut.

 

Për të arritur këto fitore ai u ka munguar shumë gruas, vajzë dhe djalit të vet sepse të luaje tek ai partizan ishte një makth më vehte falë një rivaliteti të paparë në skuadër. Madje sipas tij: Ne ishim “armiq” në stërvitje dhe po aq miq në fushë sepse ky ishte mentaliteti për ët fituar.

 

Tek “partizani” Berti erdhi në vitin 1973, kur Lame Konomi e pa në Pogradec dhe i ofroi të vinte në Tiranë do behej, mësues, shtëpi etj. Por mbi të gjitha do luante me Fagun,Mushin.,Za=en etj dhe kush mund të refuzonte këtë ofertë. Në ato vite “skautët” e Partizanit gjuanin talente nëpër rrethe për ti bërë kampion të mëdhenj, dhe një ndër këta ishte edhe  Robert kuqo. Se pastaj falë të dhënave të shkëlqyera fizike, vullnetit të =eliktë e punës këmbëngulëse ai u konsolidua dhe shumë shpejt bëri edhe një hap të dukshëm cilësor tekniko0taktik duke arritur jo vetëm të bëhet një lojtar rezultativ tek të kuqtë, por edhe tek ekipi kombëtar. Asnjeri nuk do ta besoj kur ai thotë se stërvitesha rreth 7orë në ditë, apo vraponte tre herë në ditë  shtëpi oficerash-Kavalishencë-Golem.E papimagjinuar kjo ngarkesë për sportistët e superpaguar sot në Shqipëri.

 

Viti 1972 do të ngelet i paharruar për mjeshtrin Kuqo,kur veshi fanelën e kuqe krahas Fagut,Mushit, Za=es, Priftit, Dherit,  për ta hequr atë në vitin 1985, duke lenë një skuadër tjetër ëndërrash si ajo e =a=it, Terihatit, Bushatit,Lekës, Agollit, Lamit etj. Dhe fanellën ja dorëzoi vëllait të vet Artan Kuqos, sepse Ermali kishte lindur për një basketboll të niveleve botërore, ku edhe militon dhe sot. Pas më shumë s e 600 ndeshjesh zyrtare dhe 13 titujve  kampion kombëtar, 9 kupave të Republikës, 2 medaljeve të arta të Spartakiadave,  besoj se Robert Kuqo meriton më shumë se një medalje. Falë efektiv i pesëshes së parë të “Partizanit ai ishte jo vetëm lojtar i kombëtares por ka zhvilluar mbi 50 ndeshje ndërkombëtare zyrtare, madje se në vitin 1983-1984 ishte fitues i anketës së gazetës “Sporti Shqiptar” së 5 basketbollistëve më të mirë së bashku me =a=in, Trebickën, Kalajn, Kotanin, Kalajn sukses jo i vogël.

 

Falëz kësaj performance Kuqo u aktivizua me ekipin kombëtar që prej vitit 1976 dhe e mbylli në vitin 1985 me ndeshjen në Stamboll në kuadër të Eliminatorëve të Kampionatit Evropian. Në veprimtaritë ndërkombëtare Robert Kuqo i gjatë 194 ka luajtur në qendër dhe falë përgatitjes të mirë fiziko-teknike-taktike dhe moralo volitive , forcës shpërthyese dhe luftës në tabelë do të ishte i suksesshëm dhe me një rendiment konstant. Edhe përse filloi si lojtar qëndre ai shpesh luante, falë lëvizshmërisë  së tij e përmirësoi lojtarin qendër me tipare të reja si bllokues, shënues, shpërndarës aq i nevojshëm për skuadrën.

 

Falë një temperamenti fitues dhe serioz qoftë për të dhënë maksimalen edhe në stërvitje Berti “konfliktohej” sa me veten po qe dhe me shokët  për të  bërë më të mirën. Kushdo që ka jetuar atë periudhë do ti kujtohen në ve=anti duelet me të madhin Kujtim Kasmi apo Spiro Shanon për të kuptuar vlerat e tij.

 

-Basketbolli sot është në mjerim thotë ai,. Të harrohet edhe për shumë vjet ët mbushen pallatet e sportit si ën kohën tonë 2 orë përpara ndeshjesh, ka shumë arsye por:Baza materiale e mjerueshme, infrastruktura mjerane , kuadri drejtues dhe specialistët e sidomos drejtimi qëndror inkopetent e pa vizion të bëjnë të mos shpresosh tek rilindja  shpejtë e basketit.

 

Pa dashur të flas për Ermal Kuqon, djalin e Robert Kuqos dje murit të pamposhtur sot murit të heshtur them se kur të gjithë lojtarët bashkëkohës të tij janë shpallur Mjeshtra të Merituar Sporti apo sot mjeshtra pune, këtij kampioni të madh me 13 tituj dhe shumë medalje të shtetit a nuk e meriton ta ketë atë titull? Fagu,Za=e, Mushi, Dheri, e kanë po Robert Kuqo përse jo?

 

FSHB e ka në nderin e saj të promovojë vlerat, por robertët, papavangjelët, kasmërit etj duan më mirë sot një kompliment sesa pas vdekjes një monument thoshte i madhe Kushtrim Za=e.

 

Robert Kuqo hesht dhe nuk kërkon por ne që e kemi parë në fushë ai duhet ët vlerësohet dhe vonesa është më shumë se turp për ata që e kanë në

 

dorë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© 2023 by Success Consulting. Proudly created with Wix.com

  • Wix Facebook page
  • Twitter Classic
  • Google Classic
bottom of page