
A ka nevojë Shqipëria për Taren, Lalan, Hasin, Kolën????
Bota i do,ne i urrejmë, harrojmë apo....!
Altin Lalës i kërkohet të jetë pjesë e stafit drejtues të klubit! Jo i klubeve shqiptare por Hanoverit të Gjermanisë. Përtej subejktivizmave, elozheve, fjalëve të mira apo krenarisë shqiptare, madje edhe jashtë kufijëve të mitëzimit alla shqiptar, ndihesh mirë i respektuar sepse kemi vlera.
Igli Tare ka kohë që është në postin dtejtues të Klubit të Lacios në Itali. Drejtor Sportiv. Klas fare. Një post që do ta kishte zili edhe vete Kinalja i madh i Lacoios, Italisë apo historisë së futbollit italian, por ja që këtë post e ka një shqiptar.
Bledar Kola është pjesë e rëndësishme drejtuese, seleksionuese, skautiste e klubit me shumë lavdi dhe dominim jo vetëm në Greqi por edhe në Europë. Bledari është pikë referimi apo ambasadori dhe përfaqësuesi ideal e simbol për shqipatrët që punojnë në Greqi, përtej një profesionalizmi dhe suksesi individual.
Besnik Hasi tashmë në role drejtuese e seleksionues enë futbollin belg me shuëm autoritet, prestigj, si një profesionist i madh, por me një rrugë suksesi e të hapur, falë kjo meritave të padiskutueshme në menaxhim dhe një karriere brilante futbollistike.
Foto Strakosha legjendë i ingranuar tashmë në futbollin e moshave në Greqi, tek Olimpiakosi i madh.
Mund të numëroja edhe shumë emra të tjerë apo personalitete futbolli të integruar plot sukses dhe personalitet nëpër futbollin botëror. Ata janë aty falë vlerave e meritave të shkëlqyera, profesionalizmit dhe mentalitetit perëndimor në drejtim,menaxhim,drejtësi,konkurencë të ndershme.
Do të mjaftonte kaq për të bërë një krahasim me sinoptikën shqiptare ku karriera sportive në ekipet kombëtare,stafet drejtuese, menaxhuese, seleksionuese dhe të karakterit profesionist nuk kanë në qendër të tilla kritere dhe parime, por mikun, shtrirjen barkas përpëra shefit duke zbatuar urdhëra skandalozë deri në aludime trukime të ndehsjeve dhe normalisht pastaj përfolje për pagesa nën e mbi dorë për çdo grumbullim në kombëtare.
Do të mjaftonin akuzat e Ninit dhe Kones apo të familjeve të tyre të cilët nuk veshën fanelat shqiptare sepse profesorët shqiptarë u kërkonin para ti pranonin në ekipet përfaqësuese për të kthyer vëmëndjen nga vlerat reale sa të kualifikuar po aq edhe larg korrupsionit dhe inkopetencës e ipotencës të disa selektorëve në fjalë.
Nëse i hedhim një sy përvojës së ekipeve selektive shqiptare, jashtë akuzave të prindërve të shumtë apo lojtarëve fenomenëve sulçianë, ndrecianë, becianë, karajanë, mallotianë, durojanë, shehjanë memjanë, dukëjanë, haxhirjanë etj, etj që paguajnë para pafund për një vend formacioni do të mrëkuptojmë edhe harresën apo të qëndruarit larg sportit të Altin rrakllit e kompani që vinë me një përvojë gjerrmane të futbollit profesionist dhe shumë të ndershëm.
Tare, Lala, Hasi,Kola etj janë këmbana që bien në vesh të shurdhër sepse ekipet tona përfaqësuese i ka në dorë zeusi dhe aty vijnë shpesh herë nnjerëz qqë duhen shpërblyer për merita apo ndikimet klanore, lobiste por në rastin më të keq ushtarë lejfenistë të bindur deri në një për të marrë urdhër jo vetëm për listat e të grumbulluarve, por për të hapur portën nës ediku në Azi apo Eëuropë në ndonjë sajt bastesh figuron ndonjë takim.
Tare, Lala, Hasi, Kola etj janë vlera thesare, mentalite, personalitet që bota e futbollit jo vetëm i vlerëson por kërkon ti vjelë deri në fund të gjitha resusursets dhe vlerat intelektuale e profesionale për të siguruar sukses sportiv brënda një klubi. Por kjo ndodh atje ku standarte vlerësimi janë realë dhe jo nepotikë apo të shërbyer, apo njerëz që vijën për të rjepur atë palo futboll.
Tare, Lala, Hasi, Kola etj na vrasin sytë dhe nuk m und të jenë pjesë integrale e futbollit shqiptar sepse ata thjeshtë vijnë me një edukatë reale perëndimore futbolli, e cila në ballafaqim me përvojën dhe problemet që ka sporti shqiptar sot do të hapte shumë, shumë, shumë dhe shumë probleme sidomos n ëballafaqimin me një pjese të madhe profesorësh dhe punonjës që drejtojnë në kupolë të futbollit.
Tare, Lala, Hasi, Kola etj nuk na duhet të vinë, se edhe po erdhën do ngelen si Altin Rrakli i madh apo edhe Redi Jupi larg drejtimit dhe ingranimit nëpër klube, se ky lloj menaxhami i tmerron apo është një histori tjetër edhe më e keqe se çfarë duket.
Por përtej heshtjes dhe indeferentizmit të tyre federata dhe ekipet vetë duhet të kërkojnë shërbimin e tyre, sepse ata janë vlera, janë personalitete dhe mund të japin shumë për futbollin tonë, e sidomos pë rekipet e moshave, shpresës e më tej, por disave u intereson zgjedhja e tij që ujët mos të trubullohet në kënetën tonë të sportit dhe shreku të mbizotërojë i rrthuar në atë batak, falë mjeraëve dhe interesaxhinjëve të vegjël dhe të paskrupulltë.
Kemi plot personaltet në Shqipëri, natyrisht që kemi por fenomeni Tare, Lala, Hasi, Kola etj është një ogur edhe më i madh që ne të marrim nga bota dhe stimulojmë eksperienca të tilla shumë me vlerë dhe në funksion e të mirën e futbollit.
Tare, Lala, Hasi, Kola dhe Tare, Lala, Hasi, Kola por për kë bien këto këmbana????
12 pikët e Brigëllit, një rekord eunllëk!
Shpenzim financiar mbi 2 milionë euro, ku kontratat, premiot, dhe financat e harxhuara janë më shumë se 200.000 euro për vetëm një pikë!!! Asnjë strategji nga Brigëll, për të kontribuar në përmirësimin e futbollit shqiptar, udhëtime pa fund të kushtueshme dhe shumë pak ditë qëndrimi në Shqipëri, asnjë ballafaqim profesionist dhe shkencor me trajnerët shqiptarë, arrgancë konstante përballë medias vendase dhe shpenzime pa fund, përfolje dhe qejfmbetje, përjashtime dhe afrime të dyshimta lojtarësh. Kjo është vetëm maja e një asbejrgu dështimesh të institucionit “trajner kombëtareje”. Në qoftë se Jup Derval, gjermani që u caktua përpara pak vitesh si trajner i Turqisë, i paguar ndoshta më pak se Brigëll, me profesionalizëm realizoi revolucionin në futbollin turk, ai ndërtoi një sistem modern infrastrukure shkencore dhe stërvitjeje, raporte ideale trajner-shtet-shkollë-kolegë e aktorët e tjerë; ai rrinte ditë e natë me një përkushtim grandioz pranë futbollit turk në krizë totale, duke rekomanduar zgjidhje emergjente, por më shumë afatgjatë etj. Vetëm kështu ai bëri detyrën, duke realizuar ringjalljen dhe triumfin e futbollit turk.
Ne nuk kërkuam këtë nga Brigëll, por vetëm një vazo më lart, vetëm një vend të pestë në një grup me Kazakistanin e vendit të shtatë, pra pak, shumë pak, shumë pak.
Iu ktheva këtij problemi, sepse ka ditë që përmendet dhe trumbetohet suksesi i pikëve të grumbulluara nga Brigëll si trajner i përfaqësueses sonë. Madje presidenti Duka në emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës e përdori si shembull e sukses të FSHF-së dhe na kujtoi mos të harrohet fitorja mbi Greqinë, a thua se u shpallëm kampionë Europe, a thua se zumë vendin e parë në grup, përveç një fitorjeje ndaj një fqinji, e veshur tej mase edhe politikisht dhe me ngarkesa të tjera kombëtare.
Realisht, jam i kënaqur si shqiptar, por kur mendoj se jemi duke zenë vendin e gjashtë në grup, se po lemë mbrapa vetëm Kazakistanin, nuk e di përse, por ky sukses i Brigëllit më risjell festën e haremeve të sulltanëve (sulltanë = FSHF), ku vajzat plot hire të haremit kërcejnë e dëfrejnë sulltanët (vajzat = lojtarët e kombëtares) dhe pas perdeve rri eunuku (Brigëll), që, i tredhur siç është, vetëm shikon dhe nuk gëzon dot asgjë nga ky festim, përjashto përfitimet materiale, si dhe jeniçerët jashtë (fansat e kombëtares, pra midis tyre dhe unë), që vrapojnë e ndjekin atë kombëtare, qoftë edhe nën ndëshkimin ekonomik të biletave tepër të kripura, sa shumë redbullë së bashku, ose të mashtruar nga një grup zyrtarësh, se Brigëll është Mesia që do shpëtonte Shqipërinë.
Për mendimin tim, 12 pikët janë as më shumë e as më pak se një rezultat eunllëku, pa asnjë vlerë reale, pa asnjë klasifikim më të mirë, pa asnjë shpresë për të na ngritur një vazo më lart gjatë shortit të ardhshëm. Unë për këto 12 pikë fantazmë as gëzohem fare, sepse jemi të parafundit në një grup me shtatë ekipe, si gjithmonë besnikë të klasifikimit historik të kombëtares sonë.
Pra, 12 pikët e shokut Brigëll dhe duartrokitjet e disave më kujtojnë propagandën komuniste të Enverit, që përkthehet: “Se me Brigëllin në krye jemi fanar ndriçues i futbollit në Europë!” Madje, ironia, racizmi apo dhe përçmimi i tij antishqiptar është shumë më i madh, kur thotë pas ndeshjes me kazakët se matematikisht kemi shpresa për kualifikim dhe se mund të shkojmë tek 18 pikët!!! Fjalë plot guxim, por një veprim apo ndonjë pikë e fituar do të vlerësohej më tepër....
Në fakt, gazetar, specialist i çfarëdo niveli të jesh, tifoz sporti, duhet të mbaronte takimi Shqipëri-Kazakistan për të kuptuar vlerat profesionale të Brigëllit apo rekordin eunllëk të tij. Në këtë takim, ku do të luanin trajnerët, do të luhej nga përgatitja përpara ndeshjes, konstatohej profesionalizmi mediokër i shokut Brigëll në disa aspekte, krahasuar me kolegun kazak:
Në disiplinën taktike; them kështu sepse kur ne luajmë me ekipe si Turqia, Greqia, Suedia, Zvicra, Danimarka, Ukraina etj, taktika është e thjeshtë, mbrojtje me mesfushë të përforcuar dhe kundërsulm. Aty pak punë ka disiplina e “hekurt” e gjermanit, sepse ne jemi të detyruar të luajmë nën dirigjimin e të fortëve. Kurse me Kazakistanin, që është nën nivelin tonë, disiplina dhe zbatimi i detyrave që kërkonin profesionalizmin e Brigëllit, ishin skandaloze, sidomos gjatë pjesës së parë, por edhe pjesën e dytë, kjo ndeshje u kthye në veprime individuale, aq sa edhe Bogdani u bë xhongler alla Maradona, por nxori kavilien, sepse ai dhe të tjerët donin të bënin një shou individual. Në këtë takim, Brigëll tregoi se nuk administron grupin dhe aspak nuk ka injektuar elementë të disiplinës gjermane, sepse lojtarët nuk zbatuan asnjë detyrë taktike, në qoftë se ai u ka mësuar.
Në këtë takim u pa se lojtarët kazakistanas zbatonin shumë mirë variantin e kundërsulmit, me mur dhe topa në thellësi, ata rreshtoheshin mjaft mirë në mbrojtje. Në këtë takim u pa qartë se idetë dhe niveli profesional i trajnerit kazak ishte i interpretuar mjaft mirë në fushë, lojtarët e tij aq mund të jepnin, por luanin thjeshtë dhe me mendim, madje Brigëlli dhe ne duhet të falenderojmë gjyqtarin, që u mohoi kazakëve atë penallti flagrante në minutën e fundit, sepse barazimi ishte aq afër.
Kur themi profesionalizëm duhet të kujtojmë të paktën një rast të vetëm kur ky trajner ka ndërhyrë me lojtarët e stolit dhe ka ndërruar rrjedhën e lojës apo rezultatin. Po kështu më kujtohen raste të shumta që vetë ka pohuar se do të aktivizojë futbollistë jashtë forme, të dëmtuar, lojtarë me gjendje fizike mizerabël, që nuk luajnë në ekipe për shumë kohë, që do të thotë se pak është i përgatitur dhe profesionist, se nuk ka stol. A kemi vazhdimësi me këtë ekip dhe a do të vazhdojë të jetë han me dy porta, sepse Brigëll deklaron se ka bërë zbulime talenteshe, por në çdo takim është ankuar se nuk ka stol?
Në këtë takim, që duhej të ishte ofensiv, u pa qartë se Herri nuk kishte ndonjë strategji apo përgatitje speciale për të zgjidhur takimin, ai harroi dhe të eksperime-ntonte me lojtarë të rinj apo variante të reja, përjashto debutimin dinjitoz të Agollit dhe veproi kështu edhe për këto arsye:
Së pari, luajti për të mos humbur dhe vetëm mos të humbiste; të arrinte kuotën 12 pikë, me qëllim që të shmangte përgjegjësinë e vendit të gjashtë; pak ka aftësi të ofrojë dhe të ndryshojë, nuk ka siguruar stol dhe vazhdimësi.
Nuk ka dyshim që duhej të fitonte, jo vetëm nga niveli i dobët i kundërshtarit, por edhe nga përballimi me median dhe ambientin pozitiv futboll-dashës në Shqipërinë etnike a të madhe; këtë e dinte mirë ai, por ne shqiptarëve nuk kanë çfarë na duhen fare ato pikë, kur në fund jemi të gjashtët.
Brigëll, për të fshehur dështimin e tij të gjithanshëm dhe sidomos klasifikimin e vendit të gjashtë, luajti kartën e rekordit të pikëve, që është, siç e thashë, një rekord eunukësh, a njësoj të kërkosh nga një steril të bëjë fëmijë, ashtu edhe ky të ofrojë kualifikimin e Shqipërisë në botëror, a të shpresojmë për evropianin, kur në vazo jemi përkeqësuar dhe numri i kundërshtarëve të fortë do të rritet.
Mpleksur me shumë plagë të futbollit shqiptar, futur në kthetrat e mafies së futbollit, i përfolur për menaxhim lojtarësh dhe probleme të tjera, Brigëll ka pak mundësi, madje fatkeqësisht kam filluar të dyshoj edhe në aftësitë profesionale të tij, se mund të ofrojë ndryshim, prandaj falimentim në futboll do të thotë dorëheqje, dhe kjo për atë është e vonuar. Nuk ka justifikim për rreth 2.000.000 euro të shpenzuar për dy vjet e ca për kombëtaren (kontratat e stafit, premiot etj.), nuk ka rekord 12-pikësh që është më shumë se i tredhur, (i pakrahasueshëm me rezultatin që ka arritur kombëtarja e viteve ‘80: e Demollarit, Mustës, Mingës, Omurit, Rucit, Kolës, Ziajit, Ferkos, Ballgjinit, Xhafës, etj., etj.) qoftë edhe ato të Hafizit, Bajkos, Birçes dhe të na mbyllin gojën për këtë palo rekord, ku rekordi i vetëm janë injorimi i stafit shqiptar, pagesat marramendëse të Brigëllit, përkëdhelja e tij, bojkoti total i detyrës nga Brigëll në këndvështrimin e zhvillimit të futbollit në Shqipëri, ballafaqimi i tij profesional me kolegët shqiptarë etj., etj.
Pasi ka fluturuar Kazakistani dhe na ka ikur euforia e fitores së kombëtares shqiptare, qetë-qetë i drejtohemi analizës së përfaqësueses sonë në grupin e dytë. Atëhere jemi më pranë vendit të gjashtë, atëhere Brigëll ka dështuar, që do të thotë se ka falimentuar, që shqip përkthehet: TË JAPË DORËHEQJEN!
Si përfundim, nuk ka asnjë element optimizmi apo euforie për rekordin eunllëk të shokut Hans Peter Brigëll, madje do t’i kujtoja ndonjërit atje lart në Federatë: E keqja është e keqe, jo se është më e madhe se e mira, por vetëm se është e keqe, prandaj, sa nuk është vonë, vendi i gjashtë është shumë pak vetëm dorëheqjen e të dështuarit Brigëll në planin kombëtar, atdhetar dhe tepër fitimprurës në planin individual.
Tani që e shijuam edhe këtë rekord, është mirë të mos fluturojmë, por të vimë aty te vendi i gjashtë, për të parë se kush jemi, çfarë na dha, çfarë mori Brigëll dhe ata që na e sollën të reagojnë dhe vetëkontrollojnë.
Ai erdhi, fitoi, iku, na la një rekord statistikor, më shumë se të tredhur, që nuk pjell asgjë, por ndoshta përse jo, ndonjë pagesë të madhe nga Federata e meriton, për ato 12 pikë, vetëm se është i huaj, se është i huaj, kurse për ne të japë dorëheqjen ai dhe më tej.

Arkitekti i humbjes së kombëtares...
Nuk besoj që historia e sporti në Shqipëri të ketë patur ndonjë trajner më të përkëdhelur dhe superpaguar se Hans Peter Brigëll! Asgjë e re. Ai ka marrë sa ka dashur, ka grumbulluar kë ka dashur, ka shitur dhe blerë kë ka dashur, nuk ka pyetur dhe respektuar median, ka bredhur si kryetrajner, pa respektuar asnjë trajner homolog shqiptar a ish-trajner kuqezi para tij. Cfarë nuk ka bërë, por unë nuk merrem me atë, jo sepse humbi, se humbje pëson edhe Brazili, por ai duhet të jetë më ekzigjent në punën e tij. Për mendimin tim, humbja e kombëtares nis tek deklarimi dhe kapitullimi i Brigëllit para disa muajsh, kur tha: “Atëhere, ajo që ne të ëndërrojmë prezencën në Gjermani, është një iluzion. Në të vërtetë unë i kam vlerësuar shanset tona më pak se një 1%. Të gjithë e dinë se Shqipëria është një nga vendet më të varfëra në Europë. Niveli i superligës në Shqipëri i përgjigjët nivelit të katërt amator në Gjermani. Kushtet e stërvitjes janë të tmerrshme, thjesht katrastrofike. Ekipet e Bundesligës 2 as mund të krahasohen me superligën shqiptare. Infrastruktura, shumë-shumë e varfër. Ju bile nuk e përfytyroni dot sa e keqe është ajo. Aty në çdo moment të stërvitjes mund të pësosh traumë. Kur shkova në këtë vend, kishte vetëm tri fusha, ku mund të luhej futboll. Problem kryesor është rritja e barit, por duhet të nënvizoj se FSHF po merr masa drastike për të përmirësuar situatën. Këtu punojnë trajnerë me moshat nga 15-21 vjeç. Po në përgjithësi ky vend nuk prodhon talente, që mund të sigurojnë ecjen përpara.”
Qartë, hapur, prerë, një sinqeritet i dhimbshëm, i pavërtetë, por dështak e i patolerueshëm për këdo trajner në botë. Ne mund të jemi vendi më i varfër në Europë, por Brigëllit i dhamë një pagesë e një CV të pasurish e të sinqertë, kurse ai asnjëherë nuk na tha objektivat. Cili trajner shqiptar, Birçe, Hafizi, Zhega, Demollari, Bajko, nuk do të ishte perseketuar për deklarime të tilla, por në fakt për abuzime me detyrën, për dy humbje rresht në fushën tënde?
Cdo trajner shqiptar do ta kishte kryqëzuar media dhe drejtuesit për pazaret anti-Vatë, anti-Beqaj dhe anti-Bogdan. Kush do t’i shpëtonte aktivizimit jorentabël të futbollistëve të dëmtuar dhe që ngrohin stolat nëpër Europë? Beqaj për të disatën herë është portierii i javës në kampionatin helen, protagonist i rubrikave sportive në ERT, Lika i Dinamos në formë dhe perspektivë, ndërsa ne vazhdojmë të rrimë nihilist e duartrokasim për Foton, që është emblemë e kombëtares, por çdo gjë e ka një fund. A do të rrinim pa mallkuar e quajtur antishqiptar Birçen & CO po të vlerësonin me atë gjuhë institucionin e futbollit shqiptar?
Por kjo pjesë interviste është justifikim për të gjitha rezultatet e përfaqësueses sonë, ku padyshim pjesën e luanit të fajit e ka Hans Petër Brigëll, të cilin nën, zë, të gjithë i thonë të metat, por ne disa herë i kemi thënë edhe në këtë faqe të “Sportit”.
Nuk besoj të habitesh kur “disiplina gjermane” e futur nga Brigëll, tek përfaqësuesja jonë dhe trumbetuar nga të gjithë, është ajo e rrumpallës dhe jo mbulimit në zonë. Them kështu, sepse dy golat e pësuar nga Ukraina nuk kanë asgjë të përbashkët me disiplinën gjermane, sepse lojtarë pa stërvitje që aktivizohen nuk kanë asgjë të përbashkët me disiplinën gjermane, sepse portierë që mos të dalë njëherë të grushtojë rrallë gjen në manualet gjermane, sepse trajner kaq disfatist e pesimist rrallë gjen në disiplinën gjermane, sepse, sepse....
Intervista e sinqertë e Brigëllit ishte më shumë se këmbanë për humbjen e të mërkurës, ajo ka të bëjë edhe me psikologjinë dhe vizionin e futbollbërjes shqiptare, edhe me personalitetin e vetë gjermanit. Ndoshta për të qenë të qetë jo se humbëm, sepse Ukraina mundi Turqinë në Turqi, barazoi në Danimarkë, por sepse Brigëll duhet të punojë dhe përmbush kontratën si shqiptar, të kuptojë se ka të drejta dhe detyrime, se duhet të punojë më shumë në Shqipëri, të dëgjojë më shumë, se ka shmë për të bërë, sepse ai mund edhe të iki si Dosena dhe ne do të kërkojmë një tjetër emër të madh që do të na thotë: Unë ju kualifikoj! Kurse në sajtet e UEFA-s dhe median botërore të pohojë se në Shqipëri s’ka fusha, s’ka futboll, s’ka talente, janë injorantë e të varfër, etj. Sepse, këtu çështja është karkter dhe për ata që dyzojnë karakterin është vështirë të besosh se do të ringrenë futbollin shqiptar.
Pak muaj më parë, mbarë bota qe dëshmitare e përfundimit me sukses të Euro 2004 dhe te Lojërave Olimpike në Athinë. Të mbledhur rreth pishtarit Olimpik, sportistë dhe sportiste treguan se sa afër mund të qëndrojnë kombet me njeri-tjetrin dhe se si të lëmë mënjanë urrejtjen dhe konfliktet, se si mund t’i japin dorën e mbështetjes njëri-tjetrit. Le të lëmë simbolin e paqes dhe vëllazërisë Olimpike të na ndihmojë të ndërtojme një botë futbollistike më të mirë dhe më të sigurt për të tashmen dhe për brezat që do të vijnë dhe besoj se kontributi kryesor në këtë valle i takon FSHF-së dhe herr Brigëllit. Le të lëmë edhe shqiptarët të ëndërrojnë të paktën për një futboll të pastër e të barabartë.



Atletika shqiptare mbretëresha e halleve...
Ditën që Ajet Toska më kërkoi ta shoqëroja për Novi Sad me ekipin e përfaqësues të atletikës ku do të zhvillohej Kampionati Ballkanik pata një shtysë shumëplanëse, kisha kohë që doja realisht te shikoja se ku ishte niveli i atletikës shqiptare krahasimisht me fqinjët, problemet e saj por më miklonte dëshira për të parë nga afër një garë të kampiones sonë të madhe Klodina Shala etj.
Sapo hypa në autobus kuptova se ajsbergu i problematikës së atletikës shqiptare ishte shumë më i madh se dukej, ishte sa organizativ aq edhe ekonomik, sa teknik aq edhe kombëtar, sa mardhënie institucionale aq edhe sport për pasion, sa kopetenca qëndrore aq edhe mbështetje nga pushteti lokal, sa punë pasionante aq edhe mungesë koherence nga vetë trainerët e atletikësbile një pjesë e tyre e kishin tepër të vështirë të kuptonin se çdo të thotë sport në sistemin ekonomik që po jetojmë.
Udhëtimi i bërë nga një autobuz privat, thua se nuk ka 2 të tillë pranë qendrës kombëtare të sportit shqiptar???? Paradokse të tilla nuk habisin askënd me përvojën shqiptare anormale për përdorimin normal të mjeteve, infrastrukturës, fondeve të ekzistuese a thua se dhe ato pak fonde, që në të vërtetë këtë vit u paksuan me rreth 40% duhet të harxhohen kot. Ky udhëtim kishte në vetevete shumë elementë interesantë, që bënë të daravitej lodhja pa fund që nisi aty nga ora 05.00 dhe vijoi deri nga ora 01.00 e ditës tjetër, pra shumë, shumë i gjatë. Në këtë udhëtim kishte humor, këngë, lodhje, biseda politike e analiza sportive të gjitha nga këndvështrimi sportiv në funksion të sportit. Në fakt ky udhëttim më bëri të ndihëm mirë sidomos në Qafë Thanë kur në a autobuz pashë trainerë, zyrtarë e atletë me gazetën Sporti Shqiptar në dorë, kishin blerë shume veta e lexonin me vemendje, dhe kur unë u thashë që mund të shkruaj për ju tek kjo gazetë vlerësimi i tyre unanim ishte:është gazeta më e mirë, na kënaqët por pak më shumë shkruani për atletikën. Edhe sporti ynë meriton pak vëmëndje më shumë, se mirë shteti që na ka shkatërruar fare por gazeta SPORTI SHQIPTAR të vazhdoj të thotë të vërtetën.
Por do ta nis me një problem që më është dukur më shumë se skandaloz, këta djëm e vajza që na kanë dhuruar rekorde janë më shumë se të diskretituar, të përgojuar dhe ofenduar sepse kanë mbi 12 vjet që përdoren të njëjtat uniforma, pra janë ato rroba që lahen, thahen, hekurosen e vishen nga atletë të ndryshëm prej 12 vjetësh për të përfaqësuar Shqipërinë nëpër botë. Pra Vladimir Sokoli prej 12 vjetësh vesh ato kostum që ishte më shumë se i dalur bojet, fytyrë reale e vlerësimit shumë planësh për këtë sport të lodhur, a më saktë mbretëreshën e halleve.
Kur dëgjova ankimin e A.Toskës se përse përgjegjësat e ekipeve nuk vinë të marrin uniformat nga që kanë frikë se ua humbasin lojtarët dhe ata paguajnë pesëfishin, kurse lojtarëve nuk u japin sepse ata mund të abuzonin me këto bluza të them të drejtën u tmerrova:
Pra sportistë shqiptarë shkojnë të përfaqësojnë vendin dhe atyre kanë frikë t’u japin një uniformë se mos nuk e kthejnë??? Dhe kombëtarja shqiptare e atletikës ishte lara lara, të vinte për të uluritur kur edhe moldavët e boshnjakët ishin të veshur model dhe simbolet e shteteve të tyre ishin më shumë se krenari dhe respekt. Dhe duam fitore dhe duam medalje. Aty justifikova se mos ndonjë atletë humbiste çorapet sepse do të paguante 25000lekë të reja. Dhe ata nuk kishin mëndjen ke rezultati por se mos humbisnin ndonjë rraqe inventari.
Besoj se eshte tragjedi dhe komedi por aty ka vajza që do të vrapojnë me uniforma të zbardhura dhe jo komode, ku anjëherë nuk u paraqitëm me të njëjtën veshje të gjithë garuesit shqiptar, por ato rroba siç tha një shkodran se ne jemi i vetmi ekip përfaqësues që vrapojmë me kostume selikone, pra edhe rezultatet do të jenë si ai material i vjetër selikon i dalë jashtë mode që vetëm atletët shqiptarë veshin.
Në fakt problemi uniformave të kombëtares sonë të atletikës i kalon kufijtë e federatës, ajo është medalje e seriozitetit dhe profesionalizmit të Komitetit Olimpik, të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhëe Sporteve të vetë shtetarëve që i shtërngojnë duart Shalës e kompani kur marrin medalje apo kur kanë nevojë për suport politik dhe harojnë se sa në mënyrë të shplarë konkurojnë këta atletë. Garat janë komplekse ato fitohen në shumë aspekte, përse jo që edhe kjo mënyrë e të veshurit nga serioziteti i paraqitjes dhe këta atletë të “të dalur bojet” kanë disavantazh sportiv,garues por mbi të gjitha njerëzor e dinjitoz.
Ne mund të flasim sa të duam dhe si të duam por fakti i uniformave jo vetëm të këqija por edhe tepër të vjetëruara ishte shprehje e nje vlerëësimi miyerabël për atletikë, kz shtet që jep miliarda për futbollin që ha dru e yë vendin e parafundit kursen edhe veshjen për ekipin e Klodiana Shalës që ngre flamurin dhe bën të këndohet Himi Shqiptar edhe atje në Novi Sadin serb përse jo edhe pak antishqiptar. Ata atletët shqiptarë laramanë në veshje apo uniforma firmato a falco të blera ndoshta me aq mundim donin të garonin kundër ekipeve të tjerë që kishin fituar që aty në veshje. Ndoshta ndonjë do të thotë po Klodi? Edhe ajo ishte stolisur me dizenjon e AMC, me një sfond kuq e zi mbrapa, që kush nuk do ti kishte yili, apo ndonjë politikan a antishqiptar pak shtë i interesuar për të evidentuar vlerat prezantuese të një kombi krenar???
Në fakt në ato momente më erdhën ndërmend përpjekjet e Gjergji Rulit për të siguruar fonde dhe financime, për të siguruar ndihma nga federta homologe qoftë edhe nga ajo kineze, më ka ardhur keq që ai me përkushtimin njerëzor e profesional si kampion në fuqi ende janë larg realitetit dhe se atij i duhet unanimiteti e solidariteti i të gjithë aktorëve të atletikës për të fituar këtë betejë të parë pra onde më shumë dhe uniforma të reja për këta sportistë.
Por që mbretëresha e halleve të fitoj duhet shumë punë dhe vizion duhen kompetenca institucionale, duhet një vlerësim real të marketingut modern dhe bashkëkohor, ku sponsorat, sponsorat dhe sponsorat të siguruar privatisht dhe me kontrata të rregullta dhe të realiyueshme mund të shpëtojnë këtë sport.
Në Novi Sad na ishte një përfaqësuese e atletkës shqiptare ku asnjë medalje qoftë edhe të madhes Klodiana Shala nuk mund të ngjyros atë ekip me uniformë të viteve 1993, atë ekip me rezultate fantazmë si vetë struktura e saj.....
